Aria Bulliqi nga Prishtina fiton çmimin e parë në Aegio IPC Vienna

- Advertisement -

Aria Elize Bulliqi, nxënëse e klasës së V/5 në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë ka arritur të fitojë çmim nderi për pjesëmarrje në Amadeus Internacional Music Awards në Vienna PIANO Festival, si dhe u vlerësua me çmimin e I-rë në Aegio IPC Vienna.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Aria Elize Bulliqi, nxënëse e klasës së V/5, ka arritur suksese të mëdha në fushën e muzikës. Ajo është shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare.

Aria arriti te fitojë çmim nderi për pjesëmarrje në Amadeus Internacional Music Awards në Vienna PIANO Festival, si dhe u vlerësua me çmimin e I-rë në Aegio IPC Vienna.

Nga kjo e fundit Aria ka marrë ftesë për pjesëmarrje edhe në Gala Koncert që do të mbahet në Mars 2024 në Viena të Austrisë.

- Advertisement -

Suksese tutje Aria! 🎶🎼🎵🎤