Drejtoresha e Qendrës për Mirëqenien e Gruas “Shtëpia e sigurt” në Pejë, Ardita Ramizi Bala, ka propozuar që në plan-programin shkollor medoemos duhet të futet një lëndë zgjedhore për parandalimin e dhunës.
Ajo, në një prononcim për gazetën lokale të Pejës “ZARFI INFO”, tha shkolla duhet të ofrojë mjedise të sigurta dhe të shëndetshme që mbështesin mësimin dhe punën për të gjithë.
“Studimet tregojnë ekzistencën e një lidhje të drejtpërdrejtë mes të arriturave të nxënësve dhe të mjedisit shkollor në të cilin zhvillohet mësimi. Nxënësit janë më të motivuar që të kenë sukses dhe të kuptojnë potencialin e tyre të plotë në institucionet që ofrojnë një klimë pozitive shkollore ku ata ndihen të përfshirë, të mbështetur dhe të sigurt”, tha drejtoresha Ardita Ramizi-Bala.
pabarazia shoqërore-ekonomike, urbanizmi dhe mbipopullimi; zhvillimi i shpejtë ekonomik, shoqëruar me nivel të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve; ndikimet e mjeteve të informimit publik; normat shoqërore që përkrahin sjellje të dhunshme; disponueshmëria e armëve; situata e pas-konfliktit”, tha drejtoresha e Qendrës për Mirëqenien e Gruas “Shtëpia e sigurt” në Pejë, Ardita Ramizi-Bala.
“Për një vend të lirë nga frika dhe nga dhuna, ku askush nuk mbetet pas ne shkollim ,është vizioni frymëzues, ambicioz për një zhvillim te qëndrueshme te vendit tone”, përfundoi ajo. /ZARFI INFO/