E premte, 13 Dhjetor, 2024

Ardit Hasani, 11-vjeçari nga Prishtina – një këngëtar i talentuar, synon të bëhet tenor me famë botërore

- Advertisement1-

Që nga mosha 6-vjeçare merret me muzikë. Me karrieren e deritanishme dhe çmimet e fituara është në rrugë të duhur të bëhet një këngëtar i njohur.

Fjala është për 11-vjeçarin nga Prishtina, Ardita Hasani, i cili në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova) flet për sukseset e deritanishme dhe synimet për të ardhmen.

- Advertisement -

 Kids of Kosova: A bën një prezantim. Nga jeni, sa vjeçar, ku vijoni mësimet?

Ardit Hasani: Jam 11 vjeçar nga Prishtina. Vijoj mësimin në shkollën “Qamil Batalli”, poashtu jam dhe në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në instrumentin piano.

Kids of Kosova: Kur keni filuar të merreni me muzikë? Kush e vërejti talentin tuaj?

Ardit Hasani: Unë me muzikë mirrem që nga mosha 6 vjeçare.

Talentin tim e vërejti daja im Adhurim G.,pasi dhe është profesor i solokëndimit dhe më shtyri që unë të jem pjesë e skenës si i vogël.

 

- Advertisement -rrrrrrr

Kids of Kosova: Në cilat festivale keni marrë pjesë? Po, cilat janë çmimet që keni fituar?

Ardit Hasani: Unë mora pjesë në festivale të ndryshme si garues dhe si mysafir.

Para dy viteve në Garat Nacionale në solo këndim, në kuadër të shkollës sime “Qamil Batalli” zura vendin e parë Republikan në tërë Kosoven.

Poashtu në festivalin “Cicërimat Buzë Ibrit “në Mitrovicë zura vendin e tretë.

Pastaj mora pjesë në audicionin e Festivalit “Cerise” nën udhëheqjen e mjeshtërit Alfred Kaqinari dhe Florent Boshnjaku ku u zgjedha ndër 20 më të mirët.

Në festivalin internacional “Rising Stars ” fitova vendin e dyte dhe mora ftesë për Itali.

Poashtu në Itali në Festivalin “MIF Association”  në folk music  zura vendin e tretë.

Në festivalin internacional “A~Mol” rrembeva çmimin e parë dhe mora 3 ftesa në Greqi,Bulgari dhe Itali.

Tani jam duke i pritur dhe dy rezultate të festivaleve në Malta dhe Poloni.

Poashtu kam konkuruar në Festivalin X  Talent i cili do të mbahet live në Londër në vitin 2021.

Poashtu jam solist dhe pjesë e korit të shkollës “Qamil Batalli”ku vijoj mësimin nën udhëheqjen e Shkurta M.

Poashtu dhe jam solist dhe pjesë e korit të “Qendres Kulturore të Fëmijëve “QKF të Prishtinës në udhëheqjen e Diellza S.V.

Mora pjesë dhe në koncerte të ndryshme të pianos nën udhëheqjen e Arta G.,etj.

 

Kids of Kosova:  Kurt të rriteni a dëshironi të bëheni këngëtar, apo keni ëndërr ndonjë profesion tjetër?

Ardit Hasani: Pasi muzikën e kam pasion, unë në të ardhmen shpresoj që do të mirrem me muzikë dhe ta studioj zërin jashtë Kosovës.

Dhe në të ardhmen e afërt e shoh vetën “Tenor Botëror”

Kids of Kosova: Cili është mesazhi juaj për bashkëmoshatarët tuaj?

Ardit Hasani: Mesazhi im për bashkëmoshatarët e mi është: që mos të kursejnë as një sekondë vehtën dhe mundoheni që ëndrat e juaja të bëhen realitet…nëse rrini kot asgjë nuk realizohet,por të mundoheni sa më shumë që të ju buzëqesh e ardhmja…?

Desha të falendëroj dhe familjen time që çdo herë më përkrahin dhe më rrijin prapa për çdo gjë.

Poashtu faleminderit të ndëruar “Kids of Kosova” për intervisten!

Suksese! (Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...