Ardiana Sopaj, është zgjedhur mësimdhënëse e dalluar e vitit në Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
MËSIMDHËNËSJA ARDIANA SOPAJ ZGJEDHET MËSIMDHËNËSJA E DALLUAR E VITIT
Për gjatë shumë viteve, në veçanti në këtë vit shkollor, mësimdhënësja Ardiana Sopaj është shquar për një aktivitet të vazhdueshëm me nxënësit e saj, duke realizuar shumë aktivitete jashtëshkollore, duke realizuar gara brenda dhe jashtë shkollës në lënën e Matematikë.
Ajo është edhe kryetare e AP-së dhe mban raporte të rregullta mbi takimet me aktivin e saj profesional. Është Kryetare e Këshillit të Klasave të cilën e drejton me shumë profesionalizëm.
Është e dashur nga nxënësit dhe një mësimdhënëse kolege e shkëlqyer.
Synon zhvillim profesional të vazhdueshëm dhe vetëm gjatë këtij viti ajo ka mëse 81 orë zhvillim profesional.
Shkolla është e nderuar ta ketë punëtore.
Biografi Profesionale – Ardiana Sopaj
Ardiana Sopaj ka lindur më 16 prill 1988 në Prishtinë. Arsimin fillor e përfundoi në Shkollën Fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, ku u dallua për përkushtim dhe rezultate të larta në shkencat natyrore.
Në vitin 2011 diplomoi në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës, në drejtimin Matematikë-Informatikë. Në vazhdim të zhvillimit të saj profesional, përfundoi studimet pasuniversitare në vitin 2018 në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Edukimit, në programin Mësimdhënie e Matematikës, duke fituar titullin Master i Mësimdhënies në Matematikë.
Që nga viti 2011 është e angazhuar si mësimdhënëse e Matematikës në Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime, ku vazhdon të kontribuojë me përkushtim në edukimin dhe formimin akademik të nxënësve. Krahas procesit mësimor, ka qenë anëtare e Këshillit Drejtues të shkollës gjatë periudhës 2021–2024. Nga viti 2024 ushtron detyrën e Kryetares së Këshillit të Klasave dhe njëkohësisht mban pozitën e Kryetares së Aktivit të Matematikës, duke udhëhequr koordinimin profesional brenda lëndës.
Gjatë karrierës së saj ka ndjekur trajnime dhe konferenca të shumta në fushën e mësimdhënies dhe metodologjive bashkëkohore, duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm të praktikës pedagogjike dhe aplikimin e metodave inovative në klasë.
Ardiana Sopaj është e martuar me Hamit Sopaj dhe janë prindër të një vajze. Jetojnë dhe veprojnë në Shtime.
