Ardiana Makollit, i është vazhduar mandati edhe për 4 vjet si drejtoreshë e shkollës “Nazim Gafurri”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
𝐉𝐚𝐬𝐡𝐭ë𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐦𝐢𝐫ë𝐧𝐣𝐨𝐡ë𝐬𝐞, 𝐪ë 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐤𝐚𝐭ë𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝒎ë ë𝒔𝒉𝒕ë 𝐛𝐞𝐬𝐮𝐚𝒓 𝐮𝐝𝐡ë𝐡𝐞𝐪𝐣𝐚 𝐞 @𝐒𝐡𝐅𝐌U “𝐍𝐚𝐳𝐢𝐦 𝐆𝐚𝐟𝐮𝐫𝐫𝐢𝐭””
Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë besuar, kanë respektuar dhe kanë vlerësuar punën dhe angazhimin time për njëmbëdhjetë vite, si udhëheqëse e kësaj shkolle.
Gjate këtyre viteve kemi bërë shumë punë dhe kemi korrur shumë suksese, shkolla jonë falë angazhimit të të gjithëve ku do qe ka garuar ( aplikuar) është shpërblyer dhe është renditur në vendet e para.
I falënderoj të gjithë ata që më përkrahën në këtë rrugëtime, në radhë të parë falënderoj familjen time, për mirëkuptimin që kane për angazhimin time, të cilëve jo rrallë here iu kam munguar, vajzat e mia të cilave shkaku i angazhimeve të shumta, shpesh iu ka munguar kujdesi dhe përkushtimi i duhur, falënderoj bashkëshortin time për mbështetjen e pa rezervë.
Falënderoj prindërit e shkollës për përkrahjen dhe bashkëpunimin, nxënësit për sukseset dhe për përfaqësimin dinjitoz që i bëjnë shkollës ku do që shkojnë.
Falënderoj MASHT, falënderoj zyrtarët e DKA dhe drejtoreshën, Besianë Musmurati , të gjithë drejtorët (kolegët e mi ) dhe gjithë bashkëpunëtoret tjerë.
Falënderoj komisionin për vlerësimin korrekt z. Osman Beka , znj. Jehona Gjurgjeala dhe znj. Fitnete Tutuli.
Dhe në fund jo me më pak rëndësi falënderoj kolektivin e Nazim Gafurrit, sigurisht se me juve kemi kaluar sfida por edhe kemi korrur shumë suksese, ju faleminderit!
Vazhdojmë të përkushtuar drejt sukseseve të reja!