Cilësia e të nxënit dhe aftësitë komunikuese që nxënësit i kanë të zhvilluara janë dëshmi e punës së shkollës dhe mësuesve të tyre.
Është e rëndësishme ajo se çfarë nxënësit kanë mësuar në shkollë duke e rritur vetëbesimi dhe pjekurinë në transmetimin e njohurive të tyre në një mjedis publik.
Disa nga parimet e të nxënit dhe të mësimdhënies kontekstuale janë zbatimi i mësimdhënies dhe të nxënit kontekstual, i cili bazohet tek mësuesit që duhet të kenë parasysh disa parime mbi të cilat mbështetet ai:
• Konstruktivizmi
Me Konstruktivizëm kuptojmë procesin e ndërtimit të njohurive të reja në strukturën kognitive të nxënësve, bazuar në përvojat dhe njohuritë e mëparshme të tyre. Këto përvoja formohen nga dy faktorë të rëndësishëm, p.sh. objekti kthehet në subjekt të vrojtimit dhe aftësi për të interpretuar vete objektin.
•Hetimi
Çdo proces i të nxënit duhet të hetohet në mënyrë që bazohet mbi kërkimin dhe zbulimin përmes të menduarit në mënyrë sistematike. Njohuria është rezultat i procesit për gjetjen e saj dhe jo një renditje faktesh. Kështu, në procesin e planifikimit materialet e hetimit nuk memorizohen por stimulohen.
• Të pyeturit
Ky parim është parimi më i rëndësishëm sepse mbështetet tek të nxënit e të pyeturit deri tek të përgjigjurit në mënyrë kritike dhe analitike në reflektimin e tyre. Në procesin e të nxënit, mesuesi i orienton nxënësit si të gjejnë vetveten. Te pyeturit ka rol shumë të rëndësishëm në këtë proces pasi përmes tij mesuesit udhëzojnë nxënësit si mund të gjejnë e sistemojnë ato që kanë mësuar.
•Komuniteti i të nxënit
Komuniteti nënkuptohet që të nxënit mund të përbëhet nga një grup ku anëtarët janë ndarë në mënyrë heterogjene. Mësuesit vëzhgojnë dhe monitorojnë procesin, duke bërë dallimin në mes nxënësve me rezultate të mira dhe jo të mira. Në këtë mënyrë, ata mësojnë nga njëri-tjetri duke shkëmbyer ide dhe përvoja të ndryshme të njohurive.
•Reflektimi
Gjatë reflektimit ne shikojmë se sa kanë mësuar duke paraqitur ato në praktikë përvojat gjatë të nxënit. Reflektimi përfshihet në strukturën kognitive të njohurive të formuara tek nxënësit. Vlen të theksohet që reflektimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm tek të nxënit.
•Vlerësimi
Me vlerësim nënkuptojmë një proces të vazhdueshëm sistematik, i cili duhet të kaloj nëpër instrumente të vlerësimit në mënyrë që prej tyre mësuesit mbledhin informacion mbi progresin e të nxënit të nxënësve. Vlerësimi është i nevojshëm për të përcaktuar nëse nxënësit janë aktualisht duke mësuar atë çka është laburuar gjatë periudhave mujore.