E premte, 13 Dhjetor, 2024

Ardiana Alii, 19-vjeçarja nga Tetova – modelja që rrëmbeu tre çmime në Antalya të Turqisë

- Advertisement1-

Ka bërë emër në fushën e modelingut, ku tashmë ka fituar disa çmime, si brenda trojeve shqiptare, por edhe jashtë.

Merret edhe me muzikë, por në të ardhmen vetën e sheh edhe si stiliste. Kjo është Ardiana Alii, vajza 19-vjeçare nga Tetova.

- Advertisement -

Ajo në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për karrierën e deritanishme dhe synimet për të ardhmen.

Kids of Kosova: Një prezantim i shkurtër, nga jeni, sa vjeçare, ku ndjekni mësimet?

Ardiana Alii: Jetoj në Tetovë, jam 19 vjeçare dhe studioj në Fakultetin e Muzikës në Tetovë.

Kids of Kosova: Ju merreni me modeling, kur keni filluar, në ç’moshë?

Ardiana Alii: Kam 4 vite që merrem me modelingun, jam modele e agjencisë ‘Albania Event Production’, kam filluar që në moshën 16 vjeçare, në fillim si modele, por tash jam stiliste.

 

- Advertisement -rrrrrrr

 

Kids of Kosova: Çfarë çmime keni fituar deri tani?

Ardiana Alii: Për herë të parë kam marrë pjesë në Antalya në Turqi, ku kam fituar 3 çmime në vitin 2018, “Best Smile”, “Best national costume” dhe “Best Talent”, pastaj mora ftesën për në Ohër, ku fitova çmimin “Best photo model”.

Kam marrë pjesë në javën e modës në Tiranë, kam qenë edhe në Durrës ku fitova çmimin “Miss intelegjenca”, kurse herën e dytë në Durrës fitova çmimin “Shoqëruesja e 2-të.

Gjatë asaj kohe mora ftesën për javën e modës në Prishtinë ku aty morëm logon tonë si stiliste më të reja An&Ar, pastaj 1 vit kam pas ftesa si pjesë e jurisë në shumë vende të Shqipërisë, dhe Kosovës, ku e falënderoj Producenten tone, Albana Çakshiri, që nuk lodhet kurrë duke punuar dhe t’ia mundësojë të gjithëve bashkëmoshatarëve tonë të shprehin talentin.

 

Kids of Kosova: Ju përveç modelingut merreni edhe me muzikë, ku e shihni vetën kur të rriteni?

Ardiana Alii: Unë merrem edhe me muzikë, por do kisha dëshirë që më tutje të vazhdoja edhe si stiliste, pse jo.

Kids of Kosova: Cili është mesazhi juaj për bashkëmoshatarët?

Ardiana Alii: Mesazhi im është që fëmijët të punojnë me shum vullnet për atë që duan, se kur nuk zhgenjeheni gjithmonë do të keni një fitim.

Mos hiqni dorë nga ëndërrat tuaja, se pa punë nuk mund të arrihet asgjë, dhe gjithçka bëjeni me dëshirë.

(KidsofKosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...