Arbreshë Krasniqi dhe Arlinda Mjeku-Zullufi shpallen mësimdhënëset më të dalluara në shkollën “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq

- Advertisement5 -

Shkolla “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq ka njoftuar se dy mësimdhënëse të kësaj shkolle janë vlerësuar si më të dalluarat për vitin shkollor 2025/2026.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, mësimdhënëset Arbreshë Krasniqi dhe Arlinda Mjeku-Zullufi janë përzgjedhur për këtë vlerësim falë përkushtimit të tyre të vazhdueshëm në procesin mësimor dhe kontributit të dhënë në edukimin e nxënësve.

- Advertisement - M1

Nga drejtoria e shkollës theksohet se puna e tyre e përditshme me nxënësit, angazhimi profesional dhe dashuria që tregojnë ndaj mësimdhënies i bëjnë ato shembull të mësimdhënëses së përkushtuar dhe me vlera.

“Kontributi i tyre është frymëzim jo vetëm për nxënësit, por edhe për gjithë komunitetin shkollor”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Në fund të njoftimit, drejtoria e shkollës ka shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e dy mësimdhënëseve, duke u uruar atyre edhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional.

- Advertisement - m2

648756192 1251793797094726 1928693851920676817 n