Arbnorë Sokoli emërohet drejtoreshë në shkollën “Isa Boletini” në Rahovec



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Isa Boletini” në Rahovec ka një udhëheqje të re. Arbnorë Sokoli është emëruar drejtoreshë e re e këtij institucioni arsimor, duke marrë përgjegjësinë për drejtimin e njërës prej shkollave më të mëdha në komunë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo pason në këtë detyrë Sakip Kryeziun, i cili për vite me radhë udhëhoqi shkollën dhe kontribuoi në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Sakip Kryeziu ka qenë drejtor i ShFMU “Isa Boletini” dhe një figurë e njohur në arsimin e Rahovecit.

- Advertisement - M1

Emërimi i Arbnorë Sokolit shënon një kapitull të ri për shkollën “Isa Boletini”, institucion që edukon mbi një mijë nxënës dhe zë një vend të rëndësishëm në sistemin arsimor të Rahovecit.

Me rastin e marrjes së detyrës së re, i urojmë suksese Arbnorë Sokolit në përmbushjen e përgjegjësive dhe avancimin e mëtejmë të cilësisë në arsim.

724824760 1629768052489677 8142159695526402467 n

Shqip | English