Arbnore Musa Kaliqani nga Istogu diplomon master në Antwerp Management School në Belgjikë

- Advertisement -

Arbnore Musa Kaliqani nga Istogu, ka diplomuar me sukses të dalluar (Cum Laude) në Master për Menaxhim Strategjik të Burimeve Njerëzore në Antwerp Management School në Belgjikë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Arbnorja ishte përfituese e Bursës prestigjioze Young Cell, përmes së cilës e përfaqësoi vendin tonë me shumë dinjitet, përkushtim dhe profesionalizëm gjatë gjithë këtij viti akademik.

- Advertisement -

Tani që e ka përfunduar me sukses këtë kapitull, Arbnorja i kthehet Kosovës për të kontribuar në institucionet publike, ashtu siç e kërkon edhe vetë programi i bursës që e mbështeti.