Arbnora Salihu nga Ferizaj merr titullin e magjistres

- Advertisement -

Arbnora Salihu nga Feriza ka marrë titullin e magjistres në fushën e politikave publike dhe menaxhimit, shkruan Albanianeucation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. Ky i fundit ka thënë se Arbnora është një shembull i fuqizimit të të rinjve në politikë.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Arbnora Salihu është një personalitet i dalluar, që me angazhimin e saj aktiv, paraqet frymëzim dhe model në vendimmarrjen publike.

Ajo është një shembull i fuqizimit të të rinjve në politikë. Kënaqësi e veçantë të mirëpres Arbnoren, e cila së fundmi mori titullin e magjistres në fushën e politikave publike dhe menaxhimit, ku pranova punimin e saj shkencor me titullin: “Zhvillimi i Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor në Komunën e Ferizajt: Përparësitë dhe Sfidat e vitit 2023-2024”.

- Advertisement -

Arbnora është një vlerë e shtuar për shoqërinë, duke qenë e zgjedhur e qytetarëve që në moshën 23 vjeçare.