Arbnora Idrizi sërish në librin e Guiness, këtë herë me mozaikun e flamurit

- Advertisement5 -

Rekordmenja shqiptare e Guinness, Arbnora Idrizi, ka arritur që ta marrë këtë titull për të katërtën herë me radhë.

- paragrafi 1 -

Kësaj radhe, ajo ka përgatitur mozaikun më të madh me lule origami, të cilën e ka realizuar me flamurin kombëtar. Mozaiku ka pasur përmasat prej 1,303 metra katror dhe ka ardhur në nder të 28 Nëntorit.

- Advertisement - M1

“Sot vendosem histori përsëri me një rekord të jashtëzakonshëm! Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, bashkë po shkruajmë kapituj të pazakontë të suksesit. Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im”, ka shkruar Arbnora Idrizi në Facebook.