E enjte, 27 Shkurt, 2025

Arbnor Shabani nga Drenica përfundon me sukses masterin në Universitetin Teknik të Vjenës

- Advertisement1-

Arbnor Shabani nga fshati Aqarevë i Drenicës ka përfunduar me sukses studimet master në Universitetin Teknik të Vjenës, në drejtimin e Gjeodezisë.

Ai ndan përvojën e tij duke theksuar rëndësinë e këmbënguljes dhe përkushtimit për të arritur qëllimet akademike, pavarësisht sfidave.

- Advertisement -

“Çdo fillim i studimeve është i vështirë, pasi çdo vend ka kulturën dhe mënyrën e tij të jetës që ndryshon nga ajo e Kosovës. Megjithatë, me përkushtim dhe qasje të duhur studimore, çdo gjë është e arritshme”, thotë Arbnori, duke theksuar se grupi i tyre prej pesë studentësh të gjeodezisë është përballur dhe ka kaluar shumë sfida gjatë këtij rrugëtimi.

Ai u bën thirrje studentëve shqiptarë, si atyre që janë tashmë në studime ashtu edhe atyre që planifikojnë të studiojnë jashtë vendit, që të mos dorëzohen. “Punoni shumë, studiojeni lëndën në thellësi dhe mos u përqendroni vetëm në mësimin mekanik,” shton ai, duke i inkurajuar të gjithë për të ndjekur me këmbëngulje ëndrrat e tyre akademike.

Arbnori është një shembull frymëzues për të rinjtë, duke dëshmuar se përkushtimi dhe dëshira për dije mund të kapërcejnë çdo pengesë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...

Agron Spahiu, zgjedhet mësuesi i dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren

Agron Spahiu, është zgjedhur mësimdhënësi më i dalluar i shkollës "Mustafa Bakiu" në Prizren,...