Arbnor Rushiti mbron me sukses doktoraturën në Shkencat Kompjuterike

- Advertisement -

Arbnor Rushiti ka përmbyllur me sukses një kapitull të rëndësishëm akademik, duke mbrojtur doktoraturën në Shkencat Kompjuterike pranë Universitetit të Europës Juglindore, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pas një rrugëtimi të mbushur me sfida, përkushtim dhe netë të gjata pune, ka arritur një sukses të rëndësishëm personal dhe profesional.

- Advertisement -

Rushiti ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj familjes së tij, mentorit dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.

Postimi i tij:

Sot përmbylla një kapitull të rëndësishëm, pranë Universitetit të Europës Juglindore mbrojta doktoraturën në Shkencat Kompjuterike!

- Advertisement -

Një rrugëtim me sfida, netë pa gjumë dhe shumë përkushtim, por mbi të gjitha, me një arritje personale dhe profesionale.

Faleminderit familjes, mentorit dhe të gjithë atyre që më qëndruan pranë në këtë udhëtim!
Ky nuk është fundi, por një fillim i ri! 🎓💻”