E diel, 23 Shkurt, 2025

Arbërie Nagvaci nuk respekton vendimin e Qeverisë

- Advertisement1-

Me 4 shkurt 2022 Qeveria e Kosovës mori vendim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19. Një ndër masat ishte edhe puna e institucioneve publike të bëhet vetëm me staf esencial, mirëpo këtë pikë nuk po e respekton Ministria e Arsimit…

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që udhëhiqet nga ministrja Arbëri Nagavci, nuk po e respekton vendimin e Qeverisë Kurti për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

- Advertisement -

Periskopi nga burime brenda MASHTI-it, ka mësuar se deri më tani nuk kanë organizuar asnjë plan për funksionimin me staf esencial, ashtu qysh parashihet në vendimin e Qeverisë.

“Punëdhënësit publik e privat, si dhe subjektet tjera obligohen që mbështetur në nevojat dhe natyrën e punës së tyre, të identifikojnë dhe të përcaktojnë stafin esencial, si dhe të organizojnë punën vetëm me këtë staf.”, thuhet në vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Me tej, Periskopi ka dërguar pyetje në adresë të MASHTI-it, për të pyetur se pse nuk po respektohet vendimi, mirëpo deri në momentin e shkrimit të lajmit, ministria nuk ka kthyer përgjigje.

Në anën tjetër, gjobat ndaj atyre që nuk respektojnë masat ndaj Covid vazhdojnë të shpërndahen me të madhe.

Sipas raporti të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve, 177 qytetarë janë gjobitur për mosrespektim të masave.

Nuk dihet nëse do të merret ndonjë masë ndëshkuese edhe për ministrinë e Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....