Arbërie Nagavcit i shkon një propozim për kompensimin e orëve të humbura nga greva

- Advertisement -

Kryetari i Gjakovës dhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i ka dorëzuar një propozim ministres Nagavci për kompensimin e orëve të humbura për nxënësit në shkolla.

- paragrafi 1 -

Gjini ka propozuar që orët duhet kompensuar gjatë ditëve të punës, pesë orë shtesë në javë për çdo klasë dhe nxënës deri në kompensimin e plotë.

- Advertisement -

Gjini ka thënë se nuk ka logjikë që orët e humbura të kompensohen gjatë fundjavës apo në ditët e pushimit.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

“ORËT E HUMBURA TË MËSIMIT DUHET TË KOMPENSOHEN GJATË DITËVE TË PUNËS JO NË FUNDJAVË DHE GJATË DITËVE TË PUSHIMIT

Ministria e Arsimit duhet ta ndryshojë vendimin për kompensimim e orëve të punës të humbura gjatë grevës.

Orët e punës duhet të kompenzohen, por jo gjatë fundjavës dhe ditëve të pushimit.

Fillimisht, fëmijët do të stërlodhen. Edhe familjet e tyre.

Së dyti, për shkak të pasigurisë që na pret si pasojë e krizës energjetike, shpenzimi i energjisë do të jetë shumë më i lartë dhe me rrezik të pamundësisë për t’i ngrohur shkollat.

Edhe bartja e nxënësve, që është obligim ligjor i yni, do të jetë më e vështirë për shkak të çmimit të karburantit.

Prandaj orët duhet kompenzuar gjatë ditëve të punës, pesë orë shtesë në javë për çdo klasë dhe nxënës deri në kompensimin e plotë.

Për këtë, dje ia kam dërguar një letër ministres së arsimit dhe nuk kam marrur përgjegje” shkruan Gjini.