Arbërie Nagavci tregon se si do të zëvendësohen orët e humbura

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për tetë të shtuna do të mbahet mësimi që humbën fëmijët gjatë grevës.

- paragrafi 1 -

Nagavci, bëri të ditur se nga dy të shtuna në muaj fëmijët do të mbajnë kompensimin e mësimit.

- Advertisement -

“Janë vetëm tetë të shtuna që do të mbahet mësimi dhe i kemi ndarë nga dy të shtuna në muaj. Nëse nuk do të ishin këto të shtuna atëherë procesi mësimor do të vazhdonte deri në gjysmën e muajit korrik dhe do të ishte shumë ngarkesë për fëmijët”, tha Nagavci.

Nagavci, mes tjerash, tha se pret që bashkëpunimi me Këshillin e Prindërve të rritet për të mirën e fëmijëve.

“Të mos harrojmë se janë më shumë se tre muaj që fëmijët nuk kanë shkuar në shkollë, ndërkaq sa i përket Këshillit aktual që është në kuadër të Prishtinës, ju njoftojë se jemi duke rishikuar udhëzimin administrativ për prindërit”.“I kam pritë deklaratat e Këshillit të Prindërve dhe e mirëpres interesimin dhe shqetësimin që e kanë ata për mësimdhënësit dhe bëjë thirrje që të shtojmë bashkëpunimin për më të mirën për fëmijët”, tha Nagavci në Klan Kosova.