E diel, 19 Janar, 2025

Arbërie Nagavci tregon 5 prioritetet deri në fund të mandatit – nuk parashihet rritja e rrogave për mësimdhënësit

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar 5 prioritetet që synon t’i realizojë deri në fund të mandatit.

Por siç mund të shihet në prioritetet e mëposhtme, Nagavci askund nuk parasheh rritjen e pagave për mësimdhënësit.

- Advertisement -

MAShTI parasheh që deri në fund të mandatit të qeverisë Kurti të ketë këto arritje kryesore:

➡️ Rritje domethënëse të pjesëmarrjes në edukimin e hershëm dhe përfshirjes në arsim përmes ndërtimit të çerdheve të reja dhe adaptimit të infrastrukturës ekzistuese, licencimit të çerdheve private, vetëdijësimit për rëndësinë e edukimit parashkollor dhe masave favorizuese për grupet e margjinalizuara

➡️ Përmirësim të cilësisë së arsimit, më fokus në vlerësimet e jashtme të institucioneve edukativo-arsimore, licencimit të mësimdhënësve, përmirësimit të cilësisë se teksteve shkollor, digjitalizimit dhe rritjes së besueshmërisë së testeve kombëtare.

➡️ Përputhje të programeve në arsimin profesional dhe në arsimin e lartë me nevojat e tregut të punës dhe në përmbushje të standardeve të cilësisë duke mbështetur punën praktike, këshillimin në karrierë dhe akreditim të duhur.

➡️ Rritje të përgjegjësisë dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit, me theks të veçantë në përmirësimin e menaxhimit të institucioneve edukativo-arsimore, mbikëqyrje të financimit dhe rekrutim mbi bazën e meritokracisë.

➡️ Një sistem të mirëfilltë të kërkimit shkencor dhe inovacionit, ku pjesëmarrja në programin kryesor të Bashkimit Europian “Horizon Europe” dhe skemat tjera ndërkombëtare maksimizohet në funksion të zhvillimit të ekosistemit të kërkimit e inovacionit në Kosovë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...