E diel, 23 Shkurt, 2025

Arbërie Nagavci thirrje mësimdhënsve: Të përmirësohen rezulatet në arsim

- Advertisement1-

Ministra Arbërie Nagavci u është përgjigjur edhe paralajmërimeve të SBASHK’ut për greva, për 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratim sa më të shpejtë të Ligjit për paga. Sipas Nagavcit, nuk është koha për ultimatume dhe greva.

“Është tepër e rëndësishme të dijmë që nuk është kohë e ultimatumeve por është kohë e angazhimit dhe punës së përbashkët të të gjithëve për të përmirësuar rezultatet në arsim. Kërkesat e SBASHK’ut që kanë të bëjnë me aspektin material natyrisht se janë çështje që ne si qeveri i kemi pasur në vëmendje”, tha Nagavci në RTK.

- Advertisement -

“Si ministri e Arsimit, unë personalisht kemi adresuar në grupin punues të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me trajtimin e dinjitetshëm dhe të barabartë të mësimdhënësve”, tha Nagavci.

Ajo ka thënë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës e Teknologjisë duhet të gjejë forma të tjera të protestës.

“Greva sidomos në këto ditë pas përballies me pandeminë kur është e vërtetuar tashmë edhe nga studimet e shumta pasi ka pasur humbje edhe në të nxënit e nxënësve dhe në përgjithësi në rezultatet në mësim, greva nuk duhet të jetë një opsion që duhet të shqyrtohet aq më shumë se edhe si qeveri jemi krah mësimdhënësve. Ka forma të tjera të protestës”, ka thënë Nagavci.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka paralajmëruar grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat. Qeverisë i është dhënë një javë kohë derisa SBAShK’u po kërkon 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratim sa më të shpejtë të Ligjit për paga.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...