E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Arbërie Nagavci status, por jo për diplomën

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është ‘bërë e gjallë’ në Facebook ku ka folur për “fuqizimin e bashkëpunimit me biznese”, por jo edhe për dokumentin/diplomën që po qarkullon në disa mediume dhe rrjete sociale, ku thuhet se ministres iu deshën 10 vjet për të përfunduar masterin në Fakultetin Juridik.

Nagavci përmes një statusi në profilin e saj ka bërë të ditur për takimin në MASHT, të mbajtur nga këshilltarja Majlinda Rizvanolli me përfaqësuesit e sektorit të floktarisë.

- Advertisement -

Ky është postimi i Nagavcit:

Vazhdon fuqizimi i bashkëpunimit me biznese.

Kënaqësi që ka nisur me sukses pilotimi i mësimit dual.

Me qëllim të informimit rreth përgatitjeve për fillimin e pilotimit të arsimit dual në profilin e floktarisë dhe nevojën e fuqizimit të bashkëpunimit mes salloneve të floktarëve dhe Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeqovi”, këshilltarja Majlinda Rizvanolli ka mbajtur takim në MASHTI me përfaqësuesit e sektorit të floktarisë.

Bizneset kanë shprehur mirënjohje për përgatitjet e realizuara nga Ministria e Arsimit si dhe interesim për të bashkëpunuar me Qendrën e Kompetencës në mënyrë që nxënësve t’u ofrohen vende për punë praktike në biznese.

Falenderoj të gjitha bizneset për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Ministrinë si dhe me shkollat profesionale.

- Advertisement -rrrrrrr

Njëherësh, ftoj bizneset tjera të interesuara që të bashkëpunojnë me MASHTI dhe me shkollat profesionale në mënyrë që të kemi sukses në zbatimin e arsimit dual.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis ndërtimi i çerdhes në fshatin Bellanicë të Malishevës

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i...

Nga Evans Drishti: “Simbolika e një dhurate” për nxënësit

Disa ditë më parë, mësuesja kishte bërë një bisedë në klasë në lidhje me...

Pensionohet mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi

Është pensionuar mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi: Fjalë mirënjohjeje për mësuesin Rizah Hajdari...

Përurohet shkolla e re në Dragobil të Malishevës

Në Komunën e Malishevës u shënua një ditë e rëndësishme për arsimin, me përurimin...