Arbërie Nagavci si ministre e Arsimit i merr 14 mijë e 491 euro në vit + mbi 3 mijë euro mëditje

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci ka deklaruar në Agjencinë Antikorrupsion pasurinë që posedon.

- paragrafi 1 -

Nagavci ka deklaruar pagë vjetore si ministre 14 mijë e 491 euro dhe mëditje 3 mijë e 342 euro.

- Advertisement -

Nagavci posedon veturë në vlerë 18 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë me kredi në vitin 2018.

Ndërsa para në bankë ka deklaruar 1 mijë e 236 euro si të përbashkëta.

- Advertisement -

Ministrja ka thënë se ka dy kredi për t’i shlyer në vlerë të përbashkët mbi 26 mijë euro.

 

Banesë, veturë 18 mijë euro – kjo është pasuria e Arbërije Nagavcit