Arbërie Nagavci sërish kërkon përmirësimin e rezultateve në arsim

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se duke avansuar edukimin dhe përmirësuar rezultatet në arsim e zhvillojmë edhe shtetin.

- paragrafi 1 -

Ajo ka shkruar se buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak.

- Advertisement -

Ministrja sërish ka kërkuar përmirësimin e rezultateve në arsim, pasi thotë se “duke avansuar edukimin dhe përmirësuar rezultatet në arsim e zhvillojmë edhe shtetin”.

Postimi i saj:

Arsimi është e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e brezave që vijnë.

- Advertisement -

Arsimi nuk është partiak që të na ndajë, nuk është vetëm profesion , është mbi të gjitha mision. Mision që na bashkon.

Prandaj, buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak.

Kryefjalë është avancimi i sistemit arsimor, në epiqendër do të jenë nxënësit dhe mësimdhënësit. Duke avansuar edukimin dhe përmirësuar rezultatet në arsim e zhvillojmë edhe shtetin.