E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Arbërie Nagavci ‘rehatoi’ vajzën në Ministrinë e Financave”, reagon ministrja: U punësua kur nuk ishim në Qeveri

- Advertisement1-

Mediat kanë raportuar sot se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërije Nagavci, ka punësuar ajzën e saj në Ministrinë e Financave.

Demokracia.com ka mësuar ekskluzivisht se vajza e ministres Nagavci ishte punësuar në Ministrinë e Financave gjatë qeverisjes së shkurtër të LVV-së në vitin 2020.

- Advertisement -

Mirjeta Nagavci, vajza e ministres Nagavci, siç mësoi mediumi, tani është Zyrtare e Lartë për Koordinim dhe Asistencë të Komitetit për PPP dhe AP-ve në Ministrinë e Financave.

Por ministrja Nagavci ka reaguar duke e quajtur të pavërtetë këtë lajm, dhe ka paralajmëruar padi ndaj medias që raportoi.

“Reagim
Lajmi ‘’Edhe ministrja Arbërije Nagavci e “rehatoi” në heshtje vajzën në Ministrinë e Financave’’ është lajm tendencioz dhe i pavërtetë.
Dua të njoftoj opinionit publik se vajza ime Mirjeta Nagavci është angazhuar prej 20 janarit 2020, kur ne nuk ishim në qeverisje, dhe ky angazhim i saj vjen si obligim që ka për shkak të bursës së fituar nga Young Cell Scheme siç edhe mund ta shihni në fotografinë më poshtë.
Për këtë shpifje unë do t’i adresohem Këshillit të Mediave të Shkruara për të proceduar pastaj me Padi”, ka shkruar ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...

Mësuesja Ganimete Beqiri, një prej figurave më të ndritura të arsimit

Mësuesja Ganimete Beqiri është një prej figurave më të ndritura të arsimit, një edukatore...

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...