E diel, 19 Janar, 2025

Arbërie Nagavci nuk lëshon pe, flet sërish për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave

- Advertisement1-

Ditët e fundit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thuajse në çdo postim të saj ndër të tjera shkruan dhe një fjali për nevojën e vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave.

Këtë e ka bërë edhe të hënën në takim me përfaqësues të grupit të fëmijëve, Respect Our Right (RoR) dhe të organizatës Kosovar Youth Council (KYC), shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

“Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, siguria në shkolla, gjithëpërfshirja dhe përkrahja financiare për nxënësit e sukseshëm dhe për ata me nevoja të veçanta, njohja e punës vullnetare në arsimin e lartë, rritja e numrit të inspektorëve dhe pedagogëve e psikologëve në shkolla, ishin disa nga kërkesat e tyre”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i saj i plotë:

Nevojat e fëmijëve dhe të rinjve tanë në arsim, nuk mund t’i artikulojë askush më mirë se vet ata.

Kisha kënaqësinë që të pres sot në takim përfaqësues të grupit të fëmijëve, Respect Our Right (RoR) dhe të organizatës Kosovar Youth Council (KYC).

I dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre që kishin të bëjnë me mirëqenien dhe ofrimin e arsimit cilësor për ta dhe të gjithë nxënësit e Kosovës, ndërsa biseduam edhe për punën që na pret për të zbutur dëmet e shkaktuara nga pandemia në procesin e mësimnxënies.
Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, siguria në shkolla, gjithëpërfshirja dhe përkrahja financiare për nxënësit e sukseshëm dhe për ata me nevoja të veçanta, njohja e punës vullnetare në arsimin e lartë, rritja e numrit të inspektorëve dhe pedagogëve e psikologëve në shkolla, ishin disa nga kërkesat e tyre.
Jam e kënaqur që kemi avokues të tillë për të drejtat e nxënësve, e po ashtu për faktin se për shumë nga këto kërkesa tashmë po punohet në MAShTI me përkushtimin më të madh.
Ne në Ministri do të jemi gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim me organizata si RoR dhe KYC, në mënyrë që së bashku ta ngrisim cilësinë në arsim dhe të avancojmë të drejtat e garantuara të fëmijëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...