E diel, 23 Shkurt, 2025

Arbërie Nagavci: Nuk është koha për greva në arsim

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci thotë se aktualisht nuk është koha për greva të cilët janë paralajmëruar nga SBAShK-u.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës po punon shumë dhe grevat e protestat janë të panevojshme për shkak të humbjeve në mësim të nxënësve.

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit është shprehur se bashkë me mësimdhënësit dhe SBASHK-un duhet të japin maksimumin për të përmirësuar rezultatet në arsim.

“Unë nuk besoj që është koha për greva, Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet tek nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me të gjithë mësimdhënësit dhe SBAShK-un duhet të japin maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmirësim të rezultateve në arsim”, tha Nagavci, për KosovaPress.

Kryetari SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka deklaruar për Reporteri.net se nëse kryeministri Albin Kurti nuk i takon pas 8 prillit dhe nuk arrijnë marrëveshje me Qeverinë për kërkesat që kanë, atëherë do arsimi do të hy në grevë të përgjithshme.

SBAShK-u po kërkon që deri në miratim të Ligjit të Pagave punëtorëve të arsimit tu shtohen 100 euro në pagë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...