“Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit”

- Advertisement5 -

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit.

- paragrafi 1 -

“Unë mendoj që znj. Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më aty si ministre, por edhe kjo nuk e bën zgjidhjen”, ka thënë Ismaili.

- Advertisement - M1

“Një ministre e cila e ka ditë çfarë barre ka dhe në gjithë atë barrë merr veprime e veprime, qoftë diskutimi me sindikatë, qoftë blerja e librave, qoftë digjitalizimi, qoftë korrikula, qoftë bashkëpunimi me mësimdhënësit”, ka thënë Ismaili në Dukagjini.

Sipas tij, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ka argumentim lidhur me rezultatet e testit “PISA 2022”.

“Ajo (Arbërie Nagavci) nuk e ka asnjë lloj argumentimi për situatën e krijuar dhe fajin ia lë pandemisë”, ka thënë tutje Ismaili nga PDK.

- Advertisement - m2

Mes të tjerash, ai është shprehur se si shtet kemi pasur mundësi të kemi rezultate më të mira nga ky test.

Të martën e pesë dhjetorit janë publikuar rezultatet e testit “PISA 2022”, ku Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Ministeja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se këto rezultate ishin të pritshme, sipas saj, duke marrë parasysh sfidat e mësimdhënies gjatë periudhës së pandemisë.

Ministrja Nagavci ka thënë se situata pas pandemisë ishte e vështirë për nxënësit, duke përcaktuar rënien e pikëve nga 12 deri në 6 në krahasim me vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit.