Arbërie Nagavci mori pozitë të re në parti: A do ta pengojë ta kryejë me sukses detyrën si ministre e Arsimit?

- Advertisement -

Arbërie Nagavci që mban pozitën e ministres është emëruar Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm në vendin që deri tani në VV kishte Hydajet Hyseni.

- paragrafi 1 -

Kështu Nagavci tash do të ketë edhe një angazhim të ri që do t’i marrë kohë.

- Advertisement -

Dhe në anën tjetër due duke ditur që pozita e ministres së Arsimit kërkon shumë angazhim dhe përgjegjësi, shtrohet pyetja a mund ta  kryejë me sukses detyrën si e para e arsimit në vend.

Ish-bashkëpartiaku i saj, tash analist, Visar Ymeri, të hënën mbrëma në emisionin ‘Debat Plus’, ka përmendur këtë çështje duke thënë se nuk e di sa është në rregull që Nagavci është emëruar në një pozitë në parti kur kihet parasysh se ka një pozicion shumë të rëndësishëm si ministre e Arsimit.

Sigurisht se edhe pozita brenda partisë do t’i marrë kohë, por mbetet të shihet nëse do ta pengojë apo jo ta kryejë me sukses detyrën e ministres së Arsimit.

- Advertisement -

Veçanërisht kur në fund të vitit, sistemi arsimor sërish mund të përballet me greva. /Albanian Kids Education/