Arbërie Nagavci merr një pozitë të re

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot kryesinë e re, e cila do të jetë funksionale për katër vitet e ardhshme.

- paragrafi 1 -

Brenda kësaj kryesie tashmë janë vendosur emra të rinj e disa edhe të vjetër.

- Advertisement -

Ajo që bie në sy është se Arbërie Nagavci që mban pozitën e ministres është emëruar Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm në vendin që deri tani në VV kishte Hydajet Hyseni.

Duke ditur se kjo pozitë është e rëndësishme dhe kërkon aktivizim, mbetet të shihet nëse do ta pengojë Nagavcin ta bëjë dhe punën që e ka primare, atë si ministre e Arsimit.