E hënë, 24 Shkurt, 2025

Arbërie Nagavci: Kosova këtë vit do t’i nënshtrohet testit PISA

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka vendosur që nxënësit kosovarë t’i nënshtrohet testit ndërkombëtar, të njohur si testi PISA, ka bërë të ditur ministrja Arbërie Nagavaci.

Nagavci ka thënë se presin rezultate reale edhe pse sfidat thotë se kanë qenë të mëdha me pandeminë dhe kanë krijuar çrregullime në sistemin e arsimit.

- Advertisement -

“Po, këtë vit kemi konfirmuar se do të marrim pjesë në testin pisa. Përgatitjet janë bërë tashmë dhe në shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë. Sfidat nuk do të jenë të vogla, duke marrë parasysh që dy vitet e fundit me pandeminë kanë krijuar çrregullime edhe në sistemin e arsimit”, ka thënë ajo për EkonomiaOnline.

“Megjithatë ne presim që nga ana jonë t’i kryejmë të gjitha përgatitjet në nivelin e duhur dhe shpresoj që të kemi rezultate që janë reale”, tha Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...