Arbërie Nagavci jep një lajm të rëndësishëm

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se Qeveria ka votuar Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili u votua sot në mbledhjen e Qeverisë.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se përmes këtij projektligji do të rregullojmë për më të vegjlit tanë, ofrimin e edukimit në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën 6 vjeçare.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Shumë e lumtur që përfunduam me sukses Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili u votua sot në mbledhjen e Qeverisë.

Përmes këtij projektligji do të rregullojmë për më të vegjlit tanë, ofrimin e edukimit në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën 6 vjeçare.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ky projektligj do të përfshijë:

?Koordinim ndërsektorial

?Edukim në familje

?Ushqyeshmëri, Krijim të menyve ushqimore

?Sigurim e rregullim të materialit didaktik

?Monitorim të punës edukative

?Aftësim i dadove

?Nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar.
Me miratimin e këtij projektligji shënojmë edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik.

Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të neserme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin.