E diel, 23 Shkurt, 2025

Arbërie Nagavci iu uron suksese maturantëve në provim: Do të keni mbështetje të pakursyer

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci iu ka uruar maturantëve suksese në provimin e maturës shtetërore që mbahet sot.

Ajo përmes një postimi në Facebook, u uroj atyre që ta finalizojnë me rezultatet më të larta provimin e maturës.

- Advertisement -

“Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore. Keni përfunduar me sukses vitet e shkollimit, jeni përballur me sfidat që na solli pandemia dhe uroj të finalizoni me rezultatet më të larta provimin e maturës”, ka shkruar ajo.

Nagavci i siguroi maturantët se do të ketë gjithmonë mbështetje nga ministria.

“Ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer, por sot suksesi varet vetëm nga ju. Andaj, me qetësi e besim jepeni më të mirën nga vetja. Nga zemra, fat e shumë suksese të gjithëve”, shkroi tutje ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...