Arbërie Nagavci flet pas raportimeve për ngritje të aktakuzës ndaj saj

- Advertisement -

Sot, Betimi për Drejtësi ka raportuar se është ngritur aktakuzë ndaj ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – MASHTI, Arbërie Nagavci.

- paragrafi 1 -

Sipas raportimit, ministrja Nagavci pritet të dalë para gjykatës së shpejti lidhur me akuzën se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

- Advertisement -

Nagavci po akuzohet se më 21 mars të 2018-ës, gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës në të cilën ishte hedhur gaz lotsjellës, gjatë kontrollimit nga policia asaj i ishte gjetur një sprej ngjyrë e gjelbër me pjesë spërkatëse të zezë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lajmi.net ka kontaktuar me ministren Arbërie Nagavci, por e njëjta ka thënë se nuk është në dijeni se është ngritur aktakuzë ndaj saj.

“Jo nuk kam ndonjë informacion”, ka deklaruar shkurt ajo.