Arbërie Nagavci flet pak edhe për pagat, por nuk jep shpresë për rritje

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “kërcënimi me grevë është i papranueshëm”

- paragrafi 1 -

Sipas ministers rezultatet në arsim nuk janë të dëshirueshme dhe duhet sipas saj duhet angazhim e jo greva.

- Advertisement -

“Ata që ja duan të mirën vendit, të ardhme më të mirë për fëmijët e suksese të përbashkëta duhet të ftojnë për angazhim dhe jo për greva, bllokada e pengesa”, thotë Nagavci.

Nagavci ka folur pak edhe për pagat me ç’rast ka deklaruar se këtë e rregullon legjislacioni.

“Si Qeveri e në Ministri të Arsimit, po punojmë me intensitet të shtuar në të gjitha drejtimet, në legjislacion, përmirësim të infrastrukturës shkollore, mbështetje për mësimdhënësit e nxënësit dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Edhe legjislacioni që i rregullon pagat dhe të tjera po bëhet dhe do të bëhet si më mirë të jetë e mundshme”, shkruan Nagavci.