Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk ka folur ende për ‘kërcënimin’ e fundit të Rrahman Jasharajt se nga shtatori do të nis greva nëse nuk plotësohen kërkesat e SBASHK-ut.
Ministra Nagavci çdo ditë posotn shkrime në Facebook nga aktivitet e saja ku fokusin e ka tek ‘kualifikimi i mësimdhënësve’, por asnjë fjalë ende nuk e ka thënë rreth vitit të ri shkollor që parashihet të nis nështator.
Jasharaj ka bërë të ditur se në shtator çerdhet, shkollat, universitetet dhe administrata në komuna, por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme.
Sipas tij kjo grevë do të vazhdojë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjidhje.
“Para shtatorit do të shohim reagimet e forta të sindikatave, kurse populli le ta di se në shtator çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna , por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme e cila do të jetë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjedhje”, ka njoftuar Jasharaj.
Andaj mbetet të shihet nëse do të arrijnë ndonjë marrëveshje, apo greva do të jetë e pashmangshme. / Albanian Kids Education /