E diel, 23 Shkurt, 2025

Arbëresha Luçia: Mësueset na gjuanin me shkopinj te duart nëse nuk flisnim italisht

- Advertisement1-

Lucia Martino, një arbëreshe nga Kalabria nga tregoi në emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania vështirësitë për ruajtjen ndër breza të gjuhës arbëreshe.

Ajo tha se katundi ku ajo është rritur ishte i rrethuar nga katunde italiane dhe kur shkonin në shkollë, mësuesit të cilët ishin italianë, i gjuanin me shkopinj te duart nëse nuk flisnin italisht.

- Advertisement -

“Kur ishim të vogla shkonim në shkollë, por mësuesja nuk ishte arbëreshe, fliste italisht dhe ne nuk e kuptonim kur fliste. Mësuesit vinin nga veriu i Italisë në jug dhe unë si arbëreshë, që flisja arbërisht në shtëpi, e kisha të vështirë. Shumë si unë nuk shkonim në shkollë, se në momentin se kur nuk flisnim italisht, mësuesja na qëllonte me shkop në duar”, tregoi ajo

Dita arbëreshe (22 nëntor) dhe Samiti i 3-të të Diasporës mblodhi në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historianë. Ky aktivitet është një pikëtakimi për bashkatdhetarët nga çdo cep i botës për të diskutuar për çështje që prekin gjithë diasporën. /Euronews.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...