Arbër Gashi zgjidhet mësimdhënës i dalluar në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

- Advertisement5 -

Arbër Gashi është zgjedhur mësimdhënës i dalluar i vitit 2026 në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla thotë se ky vlerësim është dëshmi e përvojës së gjatë në arsim, përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë së tij për nxënësit dhe shkollën.

- Advertisement - M1

Njoftimi nga shkolla “Motrat Qiriazi” në Prizren:

Arbër Gashi – Mësimdhënësi i dalluar i vitit 2026

Sot, më 13.02.2026, në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve, e cila u drejtua nga drejtori i shkollës, Ekrem Bajraktari, me shumicë votash u zgjodh arsimtari Arbër Gashi, si Mësimdhënësi i dalluar i vitit.

- Advertisement - m2

Arbër Gashi ka lindur në Prizren më 02.08.1961, në një familje intelektuale. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa studimet i ka kryer në Pedagogji, drejtimi Histori-Gjeografi.

Karrierën në arsim e filloi në vitin 1985 si mësimdhënës, duke vazhduar më pas me përkushtim të palodhshëm në edukimin e brezave të rinj. Ai ka qenë pjesë e stafit mësimor në shkollën “Motrat Qiriazi”, ku ka dhënë lëndën e historisë, duke kontribuar vazhdimisht në edukimin qytetar dhe kulturor të nxënësve. Në vitin 2014 përfundoi studimet në Fakultetin e Edukimit, në degën Histori – Edukatë qytetare, duke dëshmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj dijes dhe profesionit.

Ky vlerësim është dëshmi e përvojës së gjatë në arsim, përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë së tij për nxënësit dhe shkollën.

Ai mbetet një shembull frymëzimi për kolegët dhe gjeneratat e reja.

Urime të përzemërta për këtë sukses të merituar! Qoftë ky vlerësim një motivim për arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.

634926239 1642588140940019 4147652892787085931 n