E diel, 23 Shkurt, 2025

Arbenitë Kurteshi: Ëndrra ime u realizua – u bëra mësuese dhe kolege me prindërit e mi

- Advertisement1-

Ëndrra që të bëhet mësuese i është realizuar, dhe siç thotë jep përkushtimin më të madh që nxënësit të arrijnë suksese. Përveç kësaj është e lumtur që profesionin e realizon në fshatin e lindjes, në Tërpezë të Vitisë, ku jep mësim në shkollën “Hysen Terpeza”, dhe atë bashkë me prindërit, babain dhe nënën që tashmë i ka kolegë.

Mësuesja Arbenitë Kurteshi në një intervistë dhënë për AlbanianEduation.net tregon si është të jesh kolegë me prindërit.

- Advertisement -

“Kam lindur dhe jam rritur në fshatin Tërpezë, komuna e Vitisë ku kam mbaruar edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme e kam përfundur në Viti, drejtimi Gjimnaz Gjuhësor. Kam studiuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filologjik,dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Më pas kam përfunduar edhe studimet Master në Universitetin “Kadri Zeka në Gjilan, ku kam marrë titullin Master i Mësimdhënies së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeçare kam punuar si gazetare në Radio Televizionin “ILIRIA. Si gazetare kam punuar afro dhjetë vite, por dëshira dhe pasioni im ka qenë gjithmonë që të punoj si mësimdhënëse. Dhe tash i kam bërë gjashtë vite që punoj si mësimdhënëse në fshatin tim të lindjes, Tërpezë”, ka thënë mësuesja Arbenitë në një intervistë për AlbanianEducation.net.

INTERVISTË | Mësuesja Arbenitë Kurteshi nga Vitia: Të punosh me nxënës ndjesia më e bukur në jetë – jam rritur me dashurinë për arsimim e shkollim

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....