Studiuesja shqiptare Arbenita Sopaj ka ndarë me publikun një moment të veçantë në karrierën e saj akademike, duke njoftuar pranimin e kopjes së parë të librit të saj shkencor.
Përmes një postimi emocionues, Sopaj e cilësoi këtë si një nga gëzimet më të mëdha të jetës së saj, menjëherë pas përfundimit të studimeve të doktoraturës.
“Sot përjetova një nga gëzimet më të mëdha të jetës sime, natyrisht pas studimeve të doktoraturës. Pranova kopjen e parë të librit tim, i cili është realizuar me ndihmën e shumë studiuesve, diplomatëve, ekspertëve dhe bashkëpunëtorëve”, ka shkruar ajo.

Libri është rezultat i një pune të gjatë kërkimore dhe bashkëpunimi me profesionistë të fushave të ndryshme, duke reflektuar angazhimin e autores në botën akademike dhe shkencore.
Ky publikim përfaqëson një tjetër arritje të rëndësishme për Arbenita Sopajn, e cila përmes punës së saj po kontribuon në pasurimin e literaturës shkencore dhe promovimin e dijes në nivel ndërkombëtar.
Në njoftimin e saj, autorja ka bërë të ditur se libri tashmë është i disponueshëm për lexuesit dhe studiuesit e interesuar, të cilët mund ta porosisin përmes platformës së botuesit ndërkombëtar.
Publikimi i këtij libri shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin profesional të Arbenita Sopajt dhe një sukses që vlerësohet si frymëzim për studiuesit e rinj shqiptarë kudo në botë./Albinfo.ch