Arbenita Rrahmani ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka fituar titullin doktoreshë e mjekësisë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë babai i saj Ismet Rrahmani, përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur gëzimin dhe krenarinë që e vajza e tij ka diplomuar në mjekësi.
Postimi i plotë i tij:
Sot, si baba, ndjej një krenari të madhe që është vështirë të përshkruhet me fjalë. Vajza ime Arbenita Rrahmani ka arritur një nga ëndrrat më të mëdha të jetës së saj.
Ajo u diplomua në Mjekësi dhe fitoi titullin Doktoreshë e Mjekësisë.
Ky është rezultat i viteve të gjata pune, përkushtimi, sakrifice dhe durimi, dhe unë e di sa rrugë e vështirë ka qenë deri këtu. Çdo hap i saj më ka bërë të besoj edhe më shumë në forcën dhe vullnetin që ajo ka.
Si prind, nuk ka lumturi më të madhe sesa të shohësh fëmijën tënd duke e realizuar ëndrrën që e ka ndjekur me zemër. Sot nuk jam vetëm krenar për arritjen e saj, por edhe për njeriun që është bërë gjatë këtij rrugëtimi, e fortë, e përkushtuar dhe me zemër të madhe.
Ky sukses është i saj, por një pjesë e vogël e tij është edhe krenaria ime si baba, që gjithmonë kam besuar në të.
Urime vajza ime, rruga jote sapo ka filluar!
