Arbenita Haxholli diplomon në Kursin e Karrierës për Kapiten në ShBA

- Advertisement5 -

Ushtarakja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arbenita Haxholli, ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten (CCC) në Fort Lee, Virginia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxholli, e cila ka theksuar se ky diplomim përfaqëson një ndjenjë të veçantë përmbushjeje për çdo ushtarak të FSK-së. Ajo ka nënvizuar se përfaqësimi i Kosovës dhe i ushtrisë së saj në arenën ndërkombëtare është një nder dhe përgjegjësi e madhe.

- Advertisement -

“Nuk ka ndjenjë më përmbushëse për një ushtarak të Forcës sesa mundësia për ta përfaqësuar Kosovën dhe ushtrinë e saj nëpër botë,” është shprehur Haxholli.

Diplomimi i saj në këtë kurs prestigjioz në SHBA konsiderohet një arritje e rëndësishme profesionale dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës

arb

- Advertisement -