Arbenita Hadergjonaj-Shabanaj – një shembull i shkëlqyer i mësimdhënëses

- Advertisement -

Arbenita Hadergjonaj-Shabanaj, rrugën e saj profesionale si mësimdhënëse e filloi në vitin 2013 në shkollën teknike “Tafil Kasumaj”, ndërsa nga viti 2017 ajo është pjesë e stafit akademik të Gjimnazit “Vëllëzërit. 

- paragrafi 1 -

Në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan, filozofia nuk është thjesht një lëndë mësimore – ajo është një udhërrëfyes për jetën. Kjo është e mundur falë përkushtimit dhe profesionalizmit të profesoreshës së filozofisë Msc Arbenita Hadergjonaj Shabanaj,

- Advertisement -

Postimi i Gjimnazit:

Gjimnazi ku filozofia e mendimit pozitiv zhvillohet dhe jep rezultate – falë profesoreshës së filozofisë, znj. Arbenita Hadergjonaj Shabanaj

Në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan, filozofia nuk është thjesht një lëndë mësimore – ajo është një udhërrëfyes për jetën. Kjo është e mundur falë përkushtimit dhe profesionalizmit të profesoreshës së filozofisë Msc Arbenita Hadergjonaj Shabanaj, e cila është shndërruar në një figurë frymëzuese për nxënësit dhe komunitetin arsimor.

- Advertisement -

E lindur më 26 maj 1984 në Deçan, Arbenita Shabanaj e ka nisur rrugëtimin e saj arsimor në vendlindje. Arsimin fillor e kreu në fshatin Voksh, ndërsa të mesmin në Deçan. Më pas, ajo ndoqi studimet universitare në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Filozofi, ku vazhdoi edhe studimet e nivelit Master.

Përveç filozofisë, ajo ka thelluar dijet edhe në fushën e psikologjisë duke përfunduar studimet Master në Kolegjin “Fama” në Prishtinë, ku mori titullin “Master i Arteve në Psikologji”.

Rruga e saj profesionale si mësimdhënëse filloi në vitin 2013 në shkollën teknike “Tafil Kasumaj”, ndërsa nga viti 2017 ajo është pjesë e stafit akademik të Gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri”.

Profesoresha Arbenita Shabanaj nuk e mëson filozofinë vetëm si një histori idesh, por si një mënyrë jetese. Ajo i ndihmon nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike, të parashtrojnë pyetje thelbësore, të dyshojnë mbi të dhënat e gatshme dhe të kërkojnë kuptimin përtej asaj që shihet. Përmes një qasjeje pozitive dhe motivuese, ajo ndërton një ambient ku mendimi i lirë dhe reflektimi personal vlerësohen lart.

Kontributi i saj ka bërë që filozofia të jetë njëra ndër lëndët më të dashura për nxënësit dhe që mendimi pozitiv të jetë pjesë e përditshmërisë së tyre. Me pasionin dhe vizionin e saj, Msc Arbenita Shabanaj mbetet një shembull i shkëlqyer i mësimdhënëses që ndryshon jetë përmes dijes dhe frymëzimit.