- Advertisement -
Kanë mbetur edhe disa ditë për të aplikuar në thirrjen për projekte kreative/inovative për studentë. Vendi i parë shpërblehet me 1 mijë euro, vendi i dytë 750 euro, kurse i treti 500 euro, shkruan AlbanainEducation.net.
Njoftimi:
Të dashur studentë të fushave STEM
Kanë mbetur edhe disa ditë për të aplikuar në thirrjen për projekte kreative/inovative.
Ky konkurs i cili mbyllet më 5 nëntor, është një mundësi për të kthyer idetë në realitet andaj ftoj të gjithë studentët e fakulteteve të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë, Matematikës dhe Arkitekturës të paraqesin idetë e tyre origjinale.
Çmimet:
-Vendi i parë: 1 mijë euro;
-Vendi i dytë: 750 euro;
-Vendi i tretë: 500 euro;
Shpërblime shtesë për fituesit:
-Prezantim në Konferencën STEMinists 2025
-Certifikata nga MAShTI
-Promovim në faqet zyrtare dhe rrjetet sociale
Ju ftoj që të aplikoni!
