E diel, 23 Shkurt, 2025

Aplikimi për “Green Card” amerikane fillon me 2 tetor, këto janë rregullat e reja

- Advertisement1-

Teksa ëndrra amerikane për aplikantët e 2020 skadon më 30 shtator, programi i radhës nis në mesditën e 2 tetorit për 55 mijë persona që do të kenë fatin të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet lotarisë amerikane ndërmjet 6 rajoneve gjeografike.

Regjistrimi elektronik për programin e lotarisë amerikane 2021 nis të mërkurën e 2 tetorit e zgjat deri në mesditën e 5 nëntorit.

- Advertisement -

Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë në një post të caktuar s’kualifikohet.

Kriter tjetër për aplikimin është dhe vjetërsia e fotove (pa syze dhe aksesorë) ku nuk duhet të jenë të njëjta me ato të aplikimeve të mëparshme dhe të jenë bërë gjatë 6 muajve të fundit.

Nëse keni krijuar familje duhet të përfshini dhe ta gjatë aplikimit, vetëm nëse fëmija juaj ka mbushur 21 vjeç apo është martuar nuk mund ta bëni pjesë.

Pas regjistrimit me të dhënat që ju kërkohen në formular, ku e domosdoshme veç kartës së identitetit është edhe pasaporta, ju do të merrni numrin e konfirmimit, që duhet ta ruani për të kontrolluar në adresën e lotarisë amerikane nga 5 maji i 2021 nëse jeni përzgjedhur.

Informatat e plota mund t’i gjeni KËTU

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....