E diel, 19 Janar, 2025

Aplikimi në E-Kosova për librat, ky është reagimi i fundit nga MASHT

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit ka reaguar pas hapjes së platformës për aplikim për 80 euro për blerjen e librave shkollor.

Por përderisa linku në E-Kosova nuk ka funksionuar, MASHT thotë se janë në dispozicion edhe disa numrat të telefonit dhe një email adresë.

- Advertisement -

“Në shërbimin tuaj janë edhe numrat e telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth mënyrës së aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: [email protected]”, thuhet ndwr tw tjera.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar prindër,

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.

Aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore mund ta bëni në Platformën E-Kosova deri në fund të muajit shtator.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

- Advertisement -rrrrrrr

Në shërbimin tuaj janë edhe numrat e telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth mënyrës së aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: [email protected]

MASHTI këtë vit shkollor do të sigurojë tekstet e reja për nxënësit e klasave 1-5, ndërsa për nxënësit e klasave 6-9 do të jenë në dispozicion tekstet e vitit paraprak. Për klasat 6-9, tekstet tashmë ndodhen në shkolla, dhe do t’u ndahen nxënësve sapo të fillojë mësimi.
Për secilin nga nxënësit filloristë (klasa 1-5), në total do të ndahen nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore.

Ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9) të cilët i kanë librat të siguruar nga viti paraprak, do të ndahen nga 30 euro për mjetet mësimore.

MASHTI do ta përcjell procesin e aplikimit me shumë vëmendje dhe do ta adresojë secilën sfidë që paraqitet, si në aspekt teknik e poashtu edhe përmbajtësor.

Në bashkëpunim me DKA-të dhe shkollat, do të sigurohemi që të gjithë fëmijët të jenë të pajisur me tekste shkollore.
Suksese!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...