E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Aplikimi hapet nesër: 80 euro për blerje të librave shkollorë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar përfundimisht për mënyrën se si do të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Nagavci ka bërë të ditur se subvencionimi do të nis nga nesër, përmes platformës online e-Kosova. Ajo ka deklaruar se paratë do t’u dalin prindërve në xhirollogari javën e ardhshme.

- Advertisement -

“Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore”.

“Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, ka njoftuar ministrja Nagavci.

Udhëzimet për aplikim do të publikohen nesër, e premte.

“Platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër. Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...