E diel, 19 Janar, 2025

Aplikimet në Universitet: Në 48 orë, 10 mijë maturantë, 4600 zgjedhin Mjekësinë

- Advertisement1-

Nga data 29 korrik ka nisur aplikimi për në universitete.

Maturantët do të kenë mundësi të aplikojnë online deri më datë 3 gusht, në portalin U-Albania për të fituar vendin në universitetin ku duan të ndjekin studimet e larta për vitin akademik 2023-2024.

- Advertisement -

“Ecuria është e mirë ka mbi 10 mijë maturantë që e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Janë rreth 20 mijë maturantë që kanë shprehur dëshirën për të kryer studimet. Fakulteti i Mjekësisë kaq rreth 4600 aplikimet në të gjitha programet”- tha Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit akademik shqiptar.

Në dispozicion të maturantëve janë mbi 32 mijë kuota. Dega e Mjekësisë e përgjithshme ka 465 kuota, prej të cilave 400 janë për maturantët brenda vendit dhe 65 për maturantët nga trojet, Medvegja, Preshevë dhe Bujanovc.

– Advertisement –

“Këtë vit kemi vetëm dy raunde, do të ketë një fazë tjetër, një raund më i shkurtër vetëm 3 ditë”- tha Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit akademik shqiptar.

Këtë vit, të gjithë maturantët që do të zgjedhin degët prioritare nuk do të kenë kriter, notën mesatare si dhe do të përfitojnë bursë sa paga minimale. Risia e këtij vitit të ri akademik është kredia studentore, për të mundësuar mbulimin e tarifave të studimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...