E premte, 26 Korrik, 2024

Apeli i nënës: Kërkoj punë për të ushqyer fëmijet!

- Advertisement1-

Në muajin Shkurt pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një grua 38-vjeç nga Fieri e cila ka dy djem, një djalë nga martesa e parë 16 vjeç i cili është me rezultate të shkëlqyera në shkollë dhe një djalë tjetër 8 vjeç. Ajo aktualisht është strehuar ne Kashar.


Një zonje me dashamirësi i ka lëne një dhomë por jo për shumë kohë.

- Advertisement -

Gruaja është ndarë nga bashkëshorti i parë pasi ai e dhunonte psikologjikisht, ku rrëfeu se ai i thoshte të ngjitej në lartësi e të vriste veten. Gruaja edhe pse kaloi në gjendje depresive sërish e përballoi, për hir të të birit, u bë e fortë dhe e la.

Familja e saj e martoi pa dëshirë me një burrë alkoolist i cili ia nxinte jetën, me të bëri edhe një djalë. Prej tre vitesh ajo është e divorcuar, ka ardhur në Tiranë dhe djemtë i ka futur në shkolle.

38-vjeçarja ka treguar gjatë intervistës se është munduar të gjejë punë por askush s’e ka punësuar dhe ka kërkuar publikisht në emision ndihmë për të gjetur një punë.

Në emisionin e ditës së sotme, kjo grua ka ardhur të rrëfejë mrekullinë që i ka ndodhur kur takoi stilistin e njohur Joni Peçin në ambientet e Klanit, po atë ditë që dha intervistën. Ai ka takuar djalin e madh që e shoqëronte dhe i ofroi ndihmë. Një ditë pas intervistës që dha, Joni Peçi ka takuar gruan dhe djalin dhe i ofroi të dyve punë. Tani ajo punon në ambientet e Klanit dhe kujdeset për gardërobën që vishen personazhet publikë dhe është tepër e lumtur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...