Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

- Advertisement5 -

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se procesi mësimor për ditën e sotme është anuluar, për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive të krijuara në komunikacion, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike si dhe me drejtorët e shkollave.

- Advertisement -

Gjithashtu, anulimi është bërë në bashkërendim edhe me Kryetarin e Kryeqytetit, si masë preventive për të siguruar mirëqenien dhe sigurinë e nxënësve.

Drejtoria ka falënderuar prindërit dhe qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet.

Ky vendim është marrë edhe në koordinim me Kryetarin e Kryeqytetit, dhe është masë preventive e sigurisë për fëmijët tanë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.