Anulohet konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në disa shkolla të Prizrenit

- Advertisement -

Komuna e Prizrenit në faqen e tyre zyrtare kanë njoftuar se është anuluar konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në disa shkolla të Prizrenit.

- paragrafi 1 -

Gjithsej konkursi për drejtorë të shkollave është anuluar në 25 shkolla, ndërsa për zëvendësdrejtorë është anuluar në 5 shkolla.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Bazuar në ligjin për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, ligjin për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068, udhëzimit administrativ (MASH) për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm nr. 151/2020 të datës 22.12.2020, raportin e komisionit përzgjedhës nr. 1945/22, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, bën këtë:

Njoftim

- Advertisement -

Anulohen vendet e punës për drejtor dhe zëvendësdrejtor për shkollat e poshtëshënuara në konkursin RN00008834 dhe RN00008835 të datës 19.04.2022.

I. Anulohen vendet e punës për drejtor në shkollat:

ShFMU “Lidhja e Prizrenit” në Prizren;
ShFMU “Emin Duraku” në Prizren;
ShFMU “Mati Logoreci” në Prizren;
ShFMU “Mustafa Bakiu” në Prizren;
ShFMU “Haziz Tola” në Prizren;
ShFMU “Xhevat Berisha” në Prizren;
ShFMU “Dëshmorët e Hasit” në Kabash;
ShFMU “Shtjefën Gjeçovi” në Zym;
ShFMU “Hysni Temaj” në Kushnin;
ShFMU “Bajram Curri” në Romaj;
ShFMU “Pjetër Budi” në Lugishtë – Has;
ShFMU “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në Mazrek;
ShFMU “Mit’hat Frashëri” në Krajk;
ShFMU “Liugj Gurakuqi” në Nashec;
ShFMU “17 Shkurti” në Atmaxhë;
ShFMU “26 marsi” në Landovicë;
ShFMU “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë;
ShFMU “Besim Nrecaj” në Lutogllavë;
ShFMU “Ekrem Rexha” në Lubizhdë;
ShFMU “Nefit Jusufi” në Skorobishtë;
ShFMU “Naim Frashëri” në Vlashnje;
ShFMU “Grnçare ” në Gërnçare;
ShFMU “Anif Muji” në Struzhë;
SHMLP “Luciano Motroni” në Prizren;
SHMLM “Ymer Prizreni” në Prizren.
II. Anulohen vendet e punës për zëvendësdrejtor në shkollat:

ShFMU “Emin Duraku në Prizren;
ShFMU “Lekë Dukagjini’’ në Prizren;
ShFMU “Ibrahim Fehmiu’’ në Prizren.
Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren;
SHMLM “Luciano Motroni” në Prizren.
Vërejtje: Kandidatët të cilët kanë konkuruar në pozitat e lartëpërmendura nuk i kanë plotësuar kushtet sipas nenit 5 të udhëzimit administrativ (MASH) për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm nr. 151/2020 të datës 22.12.2020.

Konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave do të rishpallet në sistemin SIMBNJ (https://konkursi.rks-gov.net) dhe ueb-faqen e komunës së Prizrenit.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren