Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni

- Advertisement -

Në fazat më të rënda, ky shqetësim shoqërohet dhe me marrje mendsh, të vjella dhe me një sistem tretës jo të qetë.

- paragrafi 1 -

Në shumë raste, kur zgjohesh në një mëngjes të tillë mendja të shkon menjëherë tek konsumimi i një kafeje, tek disa persona ajo ka efekt qetësues por tek disa të tjerë kafja ndikon në rritjen e mëtejshme të ankthit.

- Advertisement -

Dy format e ankthit të mëngjesit

Ankthi i mëngjesit që shfaqet menjëherë pas zgjimit të organizmit, ndërkohë që jemi ende shtrirë. Simptomat e këtij tipi të ankthit lidhen me nje tension në të gjithë trupin si dhe me rrahje të çrregullta e të forta të zemrës. Duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike të personit të prekur gjatë ditës. Forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar. Një gjendje e cila rritet gradë pas grade derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor.

Në të dy rastet e ankthit të mëngjesit, vëmendja dhe përqëndrimi është i ulët. Disa nga reagimet fizike ndaj ankthit të mëngjesit janë: ngërçet të muskujve, kriza të stomakut, dhimbje të qafës dhe të kokës. Një nga karakteristikat kryesore të këtij lloj ankthi është plogështia që kap organizmin në mesditë.

- Advertisement -

Simptomat e ankthit të mëngjesit

Lodhje e vazhdueshme nga detyrimet e përditshme, pa pasur mundësi për të rikuperuar energjitë.

Një numër i lartë përgjegjshmërish

Një çrregullim i mënyrës së jetës, apo pamundësia e organizmit të saj

Mos interesim në aktivitetet e zakonshme

Pritshmëri të larta dhe të pakapshme

Nervozizëm dhe irritim

Si të përballoni ankthin e mëngjesit

Për të shuar ndjesinë e ankthit të mëngjesit nuk është e nevojshme që të stresoheni për të gjetur shkakun e këtij ankthi. Gjëja kryesore është pranimi që keni një problem, dhe të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj tij.

Ekspertët e psikologjisë pohojnë se një ankth i tillë nuk duhet luftuar, pasi mund të përkeqësohet duke shkaktuar kriza paniku.

Thelbi është qetësimi dhe reflektimi rreth problemeve që ju vërshojnë në mendje. Një sjellje e tillë arrin të normalizojë reagimin e organizmit. Duke qenë se truri fillon dhe dërgon sinjale qetësuese, trupi nuk është në gjendje alarmi dhe kështu kriza e ankthit kalon. Por nëse kriza të tilla janë kronike, këshillohet që të konsultoheni me mjekët përkatës.